Kryeministri hungarez hedh dyshime rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka hedhur dyshime mbi aspiratën e gjatë të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s.

    Ndërhyrja e të parit të qeverisë hungareze erdhi pasi shefi i bllokut, Jens Stoltenberg, tha të premten se “të gjithë aleatët kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s”.

    Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se Kievi do t’i bashkohet aleancës më të fuqishme ushtarake në botë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të përfundojë pushtimi rus, raporton bbc.

    Por, Orban shprehu habinë për pretendimin e fundit duke lënë një mesazh të shkurtët në Twitter.

    “Çfarë?!”, shkroi kryeministri hungarez, duke reaguar ndaj një artikulli mbi komentet e Stoltenbergut.

    NATO është një aleancë ushtarake e 31 vendeve, kryesisht në Evropë, por duke përfshirë edhe SHBA-në dhe Kanadanë. Hungaria, si të gjithë anëtarët, mund të vënë veton për pranimin e anëtarëve të rinj.

    Anëtarët e NATO-s – përfshirë Hungarinë – ranë dakord në vitin 2008 që Ukraina do t’i bashkohej përfundimisht aleancës, ndërsa ia mohuan anëtarësimin e menjëhershëm. 

    Lajmi Paraprak

    Musk ua pagoi tre personave të famshëm abonimin në Twitter Blue

    Lajmi i rradhës

    Çka është NRA dhe pse është kaq e fuqishme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë