Kryeministri Kurti kërcënohet me jetë, masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Shkup

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet se është kërcënuar me vrasje. Radiotelevizion i Kosovës thotë që institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia, ka përpjekje për vrasjen e Kurtit, derisa ky po qëndron në Shkup.

    Një gjë e tillë, raportohet të ketë ardhur pas mbedhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Tutje thuhet që janë marrë të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, me të arritur Kurti mbrëmë në Shkup.

    Televizioni publik raporton se i është thënë që kërcënimi për jetën e Kurtit ka qenë serioz, “sidomos duke marrë parasysh se kanë ardhur nga disa burime të informacionit”.

    “Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe.” – citohet të ketë thënë ky burim.

    RTK po ashtu raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka hyrë në vendin tonë, ndërkaq tutje thonë se “do të provojnë ta publikojnë versionin e plotë të kësaj ngjarje”.

    Lajmi Paraprak

    “Qytetarëve duhet t’u lëshojmë dokumente personale pa kompensim”

    Lajmi i rradhës

    Mosbesimi ndaj liderëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë