Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës.

    Bëhet e ditur se Sanchez ka deklaruar se Spanja nuk do të lejojë që një plan i tillë të zbatohet.

    Duke folur në një ngjarje të Partisë Socialiste të Punëtorëve në San Sebastian, në veri të Spanjës, Sanchez bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar në Gaza, ashtu si në pjesë të tjera të botës, shkruajnë mediat e huaja.

    Ai theksoi se palestinezët duhet të qëndrojnë në Palestinë dhe izraelitët në Izrael, duke jetuar në paqe, harmoni dhe siguri.

    “Asnjë transaksion i pasurive të paluajtshme nuk mund të fshehë të keqen, turpin dhe krimet kundër njerëzimit që Gaza ka dëshmuar në vitet e fundit”, tha Sanchez.

    Raportohet se ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të refuzojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve, duke përsëritur qëndrimin e vendosur të Spanjës kundër tij.

    “Spanja nuk do ta lejojë këtë”, pohoi ai. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Lionel Messi ka pasur 11 skuadra kundër të cilave nuk ka shijuar fitoren

    Lajmi i rradhës

    Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë