Pesë diplomatë rusë, Maqedonia e Veriut i ka shpallur persona non grata

    Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata.

    Sipas informacioneve të para, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

    Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Legjitimiteti në politikë dhe në PD

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri dhe David Geer diskutojnë për përmirësimin e sistemit arsimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë