Kryeministri Zaev është për prani fizike në shkolla nga 1 shtatori

    Kryeministri Zoran Zaev sot para mediumeve tha se Komisioni për Sëmundje Infektive është institucioni çka do të vendosë, por ai personalisht dëshiron që mësimi nga muaji shtator të jetë me prani fizike nëse situata me Covid-19 na lejon, përcjell Nistori.

    “Për shkollat kam qëndrim timin. Por, gjithsesi se më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja me koronavirusin kah fundi i gushtit. Megjithatë, unë personalisht jam për mësim me prezencë fizike. Mendoj se do kemi gjendje stabile dhe tani që shifrat po ulen, do të duhej të ishte një bazë e mirë për mësim me prezencë fizike. Në rast se ka nevojë pastaj mund të shkojmë me masa të reja, përfshi edhe mbylljen”, tha Zaev.

    Kryeministri shtoi se Komisioni është parimor dhe se nuk dëshiron që qëndrimi i tij të ndikojë ndaj KSI-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria mori raportin për falsifikimin e pretenduar të dokumenteve nga Velkovski dhe Ruskovska

    Lajmi i rradhës

    Afërsisht 60 mijë qytetarë janë rivaksinuar kundër virusit Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë