Afërsisht 60 mijë qytetarë janë rivaksinuar kundër virusit Covid-19

    Një qytetarë pret në radhë për t’u vaksinuar kundër virusit Covid-19.

    Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet, deri më tani 427 535 qytetarë kanë shprehur dëshirë përmes ueb-platformës vaksinacija.mk.

    Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në pikat e vaksinimit në vend, përfundimisht me dje janë vaksinuar gjithsej 231 014 qytetarë. Dje gjithsej janë vaksinuar 11 598 qytetarë, ndërsa dozën e parë e pranuan 2504.

    “Në shtet gjithsej janë aplikuar 290 829 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 59 815 qytetarë. Me numrat e fundit, 47 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë s paku një doze të vaksinës, 41 për qind e popullatës mbi 65 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, informoi Ministria e Shëndetësisë, e cila bën thirrje qytetarët të paraqiten në vakcinacija.mk si rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.

    Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete të vendit – në A1 Arenën QS “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

    Lajmi Paraprak

    Kryeministri Zaev është për prani fizike në shkolla nga 1 shtatori

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Dasmat lejohen vetëm me 100 mysafirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë