Pas zyrtarizmit të rezultateve nga KSHZ-ja, kryetarët e rinj të komunave të cilët fituan që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale si dhe këshillat e rinj komunal sot kanë filluar zyrtarisht punën. Shumica e tyre u ulën në këtë karrige për herë të parë për mandatin e tyre katërvjeçar. Kandidatët e VMRO-DPMNE-së fituan në rrethin e parë në 21 komuna, kurse LSDM-ja në rrethin e parë fitoi nëntë kryetarë komunash.
BDI në rrethin e parë fitoi në dy komuna ndërsa Aleanca dhe Alternativa nuk morën asnjë komunë në rrethin e parë. VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë në 42 komuna. LSDM-ja më shumë këshilltarë mori në 20 komuna kurse BDI-ja në 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh.
Më 31 tetor do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Mësuesit në RMV nuk kanë materiale të mjaftueshme didaktike për të realizuar mësimin
Shkollat nuk kanë materiale të mjaftueshme didaktike dhe burime didaktike për të realizuar mësimin në të gjitha gjuhët…