Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami mbështet Manifestin e SPGM-së për shpëtimin e mediave lokale

    Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGM) vazhdon të promovojë Manifestin për shpëtimin e mediave lokale, i cili u hartua në dhjetor të vitit të kaluar nga ekspertë dhe kolegët tanë, dhe nën patronazhin e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), përcjell Nistori.

    Në vizitën e saj të gjashtë tek autoritetet lokale, SPGM të enjten, më 19 qershor 2025 ishte në Tetovë dhe ia dorëzoi kryetarit të komunës Bilall Kasamit dokumentin që duhet të përmirësojë kushtet e punës dhe të ndalojë fundosjen e mediave lokale. 

    Kolegët gazetarë dhe punonjës të medias e njoftuan të parin e Tetovës, Kasamin, me numrat dhe kushtet shqetësuese që ndikojnë në mbijetesën themelore të medias në rajonin e Pollogut, me zvogëlim të numrit të gazetarëve, kameramanëve dhe korrespondentëve vendas për mediat kombëtare. 

    Menjëherë pas vizitës te kryetari i komunës Kasami, SPGM zhvilloi takim me kolegët të disa mediave nga Tetova, të cilët u njohën me aktivitetet e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias. 

    Së pari, propozimi për krijimin e fondit mediatik që do të mundësojë përmbajtje cilësore dhe ideja për lirimin nga një pjesë e kontributeve për të punësuarit në mediat lokale, gjë që në masë të madhe do ta lehtësonte punën e gazetarëve dhe punonjësve të mediave. 

    Nga ata, përfaqësuesit e SPGM-së dëgjuan për presionet në rritje që subjektet politike po ushtrojnë mbi gazetarët, me supozim të arsyeshëm se këto presione do të rriten edhe më shumë në periudhën e ardhshme, deri në zgjedhjet lokale të vjeshtës. 

    SPGM në përgjithësi do të qëndrojë pas tyre me mbështetje të plotë, përfshirë edhe ndihmën juridike, me vërejtjen se çdo rast ka specifikat e veta.  Manifesti i gazetarëve dhe punonjësve mediatikë lokalë për kushte më të mira pune u hartua në kuadër të projektit “Ndërtimi i fuqisë për të drejta demokratike, lirinë e mediave dhe punën e denjë”, në partneritet me ‘Union to Union’ dhe Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve.

    Lajmi Paraprak

    SPGM: kërcënimet ndaj gazetarëve në Tetovë po bëhen alarmante, është koha për të reaguar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë