Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët (Video)

    Në kryeqytetin e Kroacisë përfundoi greva katërditore e punëtorëve të pastrimit, “Çistoça”, e cila gjë kishte bërë që disa pjesë të qytetit të kundërmonin nga mbeturinat.

    Pas marrëveshjes me kompaninë shtetërore të pastrimit, kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviq, iu bashkua punëtorëve dhe filloi të pastronte rrugët.

    Tomaseviq, i veshur me kostum pune, publikoi një video në rrjetet sociale duke thënë se gjatë orëve të ardhshme do të marrë pjesë në mbledhjen e mbeturinave së bashku me punëtorët.

    “Dua të kalojë disa orë me punëtorët, prandaj jam veshur kështu. Dua të shoh për së afërmi punën e tyre në terren, pra orët e ardhshme jam në terren”, tha kryetari i Zagrebit.

    “Punëtorët më kërkuan të vijë dhe erdha, do të kisha punuar gjithë turnin, por duhet të kthehem në seancën e kuvendit komunal”, shtoi Tomaseviq.

    Lëvizja e kryebashkiakut u kritikua menjëherë nga përfaqësuesit e opozitës në këshillin e qytetit të Zagrebit, duke e akuzuar atë për populizëm. Të tjerë i thanë se duhet të qëndronte përgjithmonë në pozicionin e pastruesit të rrugëve.

    Lajmi Paraprak

    “Ujku është te dera” | Inteligjenca Artificiale mund t’i shuajë shumë profesione

    Lajmi i rradhës

    Akuza për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Rama: Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë