Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme onlajn njoftoi se pas mbikëqyrjes së gjithë dokumentacionit të dorëzuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Samitin e NATO-s në Uashington të ShBA-së, ka konstatuar se pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta dhe nuk ka elemente për veprime të mëtejshme për rastin e konstatuar për faktin se pas kontrollit KShPK nuk ka konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, pra nuk përcaktonte përdorimin e mjeteve buxhetore për qëllime private, përcjell Nistori.
KSHPK-ja tha se sipas dokumentacionit të marrë nga Qeveria, në delegacionin shtetëror për samitin e NATO-s ishin 21 persona, përfaqësues, ku hërbimi qeveritar ka rezervuar biletat e avionit për 21 persona nga lista në të cilën nuk përmendej emri i djalit të kryeministrit.
Antikorrupsioni ka konstatuar se Jovan Mickoski ka qëndruar në banesa, e jo në hotelet ku ka qenë delegacioni shtetëror dhe faturat për akomodim në banesa kanë qenë në emër të personit fizik.
Fotografia ku shihet kryeministri Hristijan Mickoski dhe djali i tij i madh është publikuar nga Universiteti “Johns Hopkins” në rrjetin social X, ku thuhet se kryeministri i RMV Mickoski, para Samitit të NATO-s, ka vizituar Shkollën e Universitetit për Studime të Avancuara Ndërkombëtare.