Kallëzim penal ndaj 28 vjeçarit nga Tetova, ka përhapur materiale me përmbajtje raciste dhe ksenofobe në “TikTok”

    SPB Ohër, deri te Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj V.A. (28 vjeç) nga fshati Cerovë, Komuna e Zhelinës, njofton Nistori.

    “Kjo është për shkak të dyshimeve bazë për kryerje të veprës penale “përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet një sistemi kompjuterik”. Ai nëpërmjet një profili të rrejshëm në rrjetin social “TikTok” ka përhapur materiale me përmbajtje raciste dhe ksenofobe. Këto materiale promovojnë dhe nxitin urrejtje, diskriminim dhe dhunë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

    Ndaj 28 vjeçarit do të parashtrohet dënim i përshtatshëm nëse vërtetohet padia penale ndaj tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qindra qytetarë në Tiranë marshojnë kundër ngacmimeve seksuale

    Lajmi i rradhës

    Opozita shqiptare shqyrton ligjin për rastet e montuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë