KSHZ: Dalja në votime deri në ora 09:00 është 2.8%

    Sipas KSHZ-së, deri në orën 09:00 kanë votuar 2.88 për qind ose 22,379 qytetarë.

    “Jehona e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 9:00 është 2.88%, gjegjësisht gjithsejtë kanë votuar 22.379 votues. Të dhënat janë në bazë të të dhënave të përpunuara nga 76% e vendvotimeve”, deklaroi Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

    KSHZ nuk ka raportuar për ndonjë problem gjatë procesit të votimit, ndërkohë njoftuan për secilën komunë për numrin e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

    Lajmi Paraprak

    Vendvotimet në Tetovë janë hapur në kohë, votimi vijon pa probleme

    Lajmi i rradhës

    Rreth 1.600 vëzhgues po monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë