KSHZ konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve të rrethit të dytë në katër komuna

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në katër komuna.

    Në Komunën e Zhelinës, kandidati i Besës, Blerim Sejdiu, është kryetari i ri. Në Bërvenicë, Jovica Ilievski nga VMRO – DPMNE-ja, në Studeniçan, Azem Sadiki, i cili nga PDSH-ja iu bashkua Aleancës, dhe në Nagoriçan të Vjetër, kryetarja aktuale Zhaklina Jovanovska nga radhët e LSDM-së.

    Në tri komuna mbetet e paqartë se kush do të jetë kryetar.

    Raundi i dytë do të mbahet në Dibër të dielën, ndërsa për komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë Kuvendi ende nuk ka shpallur zgjedhje të reja, pasi më 17 tetor nuk kanë dalë mjaftueshëm votues. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ish sekretari i NATO-s: Njohja e Kosovës nga Serbia është pika kyçe për Ballkanin

    Lajmi i rradhës

    Çmimet e barnave, të pa përballueshme për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë