KSHZ nuk i pranon dy kandidatura të kandidatëve për kryetar komunash

    Fotografia është ilustrim dhe nuk ka të bëjë me fletë votimin e zgjedhjeve lokale 2021 në RMV

    Kandidatët që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit tashmë janë konfirmuar. Komisioni Shtetëror Zgjedhor raportoi se vetëm dy kandidatura për kryetarë u refuzuan, një në Ohër dhe një në Strugë, por edhe gjashtë lista të kandidatëve për këshilltarë në disa komuna.

    Ka 80 komuna në të gjithë vendin dhe Bashkia e Shkupit. LSDM-ja paraqiti 69 kandidatë për kryetarë komune dhe lista për këshilltarë në të gjitha komunat dhe në Shkup.

    VMRO-DPMNE nuk konfirmoi nëse të gjitha kandidaturat e saj janë pranuar dhe në sa komuna kanë kandidatë për kryetarë komune. BDI gjithashtu nuk tregoi numrin e listave, por siguroi se opsionet e tyre do fitojnë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Personat me sëmundje të rralla në RMV presin shumë gjatë për terapitë, “institucionet janë të shurdhura”

    Lajmi i rradhës

    ASH: Zaev në vend se të përgjigjet për djegien e 14 njerëzve, ai tenton ta fshehë rastin tragjik në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë