KShZ pranon ankesën e VLEN-it, në vendvotimin 2101 në Llërc do të ketë rivotim – reagon Fronti Europian

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi që në Zhelinë në fshatin Llërc në vendvotimin 2101 të përsëritet procesi i votimit. Nga ankesa e koalicionit VLEN u konstatua se në kutinë e votimit është gjetur një fletëvotim më tepër, ndërsa mungojnë tre fleta të votimit nga materiali i mbetur.

    Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu u akuzua nga disa anëtarë për obstruksione në punën e komisionit. Ajo kërkoi që arkiva e KSHZ-së të tregon se kush i ka sjell ankesat. Këtë kërkesë të saj edhe pse e ironizuan disa anëtarë, në fund me shumicë votash u votua që të mos sillen dhe të mos shqyrtohen pasi komisioni vepron për ankesat e dorëzuara dhe jo për mënyrën se si janë sjell në KSHZ.

    Koalicioni VLEN ka 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve. Rivotimi në 10 qendra të votimit në njësinë e gjashtë zgjedhore mund të sjell ndryshim në rezultatin final mes Frontit Evropian dhe Koalicionit VLEN.

    Fronti Evropian reagoi pas vendimit të KSHZ-së, duke e vlerësuar si të padrejtë dhe tendencioz. Skender Rexhepi nga Fronti Europian, tha se nuk do të lejohet ndryshimi i legjitimitetit të shqiptarëve.

    “Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi.

    Zejd Rexhepi, tha se nuk ka pasur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet. Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Siljanovska Davkova do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues

    Lajmi i rradhës

    Dëmtoi buxhetin e shtetit mbi 614 mijë euro, kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Fondit Pensional në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë