Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) sot shqyrtoi dhe hodhi poshtë si të pabaza të gjitha 16 ankesat në lidhje me procedurat e votimit dhe përmbledhjen e rezultateve të votimit në zgjedhjet lokale në tre komuna – Bërvenicë, Shuto Orizarë dhe Karposh.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se vendimet individuale për secilën ankesë do të përgatiten nesër dhe do t’u dorëzohen parashtruesve.
“KSHZ-ja do të presë afatet ligjore për padi të mundshme në Gjykatën Administrative në 24 orët e ardhshme, pas së cilave, nëse ka padi, Gjykata Administrative është e detyruar të veprojë brenda 48 orëve të ardhshme nga pranimi i padive. Kjo do të thotë se më së voni deri në fund të fundjavës do të kemi vendimet e Gjykatës Administrative nëse ka padi. Nëse nuk ka padi, në momentin e parë kur skadojnë afatet, pra kur vendimet të bëhen të plotfuqishme, KSHZ-ja do të mbajë seancë për të shpallur rezultatet përfundimtare për komunat Bërvenicë, Shuto Orizarë dhe Karposh”,tha shpjegoi Kondarko.
Për Komunën Shuto Orizarë janë paraqitur 13 ankesa, nga të cilat 10 nga koalicioni “Maqedonia Juaj” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, dhe tre nga Unioni i Romëve.
KSHZ-ja hodhi poshtë ankesat e paraqitura për qendrat e votimit 2956, 2971, 2971/1, 2973, 2959/1, 2955, 2956/1, 2959, 2961/1 dhe 2961, të gjitha në Komunën Shuto Orizarë, të paraqitura nga Koalicioni “Maqedonia Juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.






