KSI do të diskutojë për lehtësimin e masave në RMV

    Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskutojë mbi nevojën e vlefshmërisë së certifikatave të vaksinimit nëpër ambientet e mbyllura, përfshirë dhe Qendrat tregtare. Qytetarët mirëpresin një gjë të tillë, madje disa nga të anketuarit e Alsat mendojnë se shteti duhet t’i heq të gjitha kufizimet e vendosura kundër virusit korona. Sipas qytetarëve, prezenca e virusit duhet të shihet si diçka normale. Gjatë qëndrimit të ekipit të Alsat në terren vërejtëm parqe të stërmbushura me qytetarë të cilët kishin dalë për ta kaluar kohën e lirë, përhapja shumë e shpejtë e llojit Omikron të virusit sipas tyre, duhet të shihet si diçka që do ndihmojë në kalimin sa më të shpejtë të pandemisë.

    “Edhe frikësohemi edhe dalim. Mendoj se tani frikësohemi më pak nga virusi dhe dalim më shumë. Sigurisht që është një ngarkesë psikike nëse infektohem por mendoj se më keq është nëse nuk del nga shtëpia. Qëndrimi vetë në shtëpi në izolim edhe nëse je shëndoshë, do të sëmuresh”, qytetar

    “Mendoj se duhet të ndiqen të gjitha shtetet evropiane ashtu sic bëri edhe Zvicra edhe vendet skandinave. Duhet të bëhet përditshmëri dhe se prezenca e virusit është diçka normale  dhe mendoj se së shpejti Korona do të jetë e harruar dhe do jetë si virus lokal, endemi dhe se duhet të mësohemi të jetojmë me të”, qytar

    “Është koha të hiqen të gjitha sanksionet. Te gjithë e kemi kaluar për të disatën herë virusin”, qytetar

    “Mendoj se maskat nuk duhet të hiqen por certifikatat po dhe të merret vaksina. 4:10 Për çdo rast unë mbrohem aq sa mundem”, qytetar

    “Tanimë është situate sikur është zbutur gjendja 5:29 Duhet dalë ngadalë të lehtësohen masat në muajt e pranverës. Tani për tani do kisha thënë jo, nëpër shkolla si dhe gjithkund tjetër dalë ngadalë të hiqen por vetëm të ndiqet situate dhe të reagohet në mënyrën e duhur”, qytetar

    Shumë shtete të Evropës kanë hequr tërësisht masat kufizuese kundër virusit korona. Danimarka ka hequr tërësisht përdorimin e maskës si diçka e detyrueshme si dhe vërtetimin e vaksinës, pas çka autoritetet janë shprehur se shteti I tyre e ka kaluar fazën kritike. Edhe Britania ka hequr vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit duke lënë në mënyrë vullnetare klubet e natës dhe teatrot të vendosin masa. Në Britani për momentin vlen vetëm izolimi në rast të infektimit. Edhe Suedia hoqi shumicën e kufizimeve kundër Kovid pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve nga Omikron. Edhe shumë shtete të tjera, kanë hequr shumë masa shtrënguese. Në Maqedoni për momentin vlejnë të gjitha masat të cilat ekzistojnë prej më herët, si posedim I certifikatës për vaksinim nëpër ambiente të mbyllura, mbajtja e detyrueshme e maskave në vende të mbyllura përfshirë dhe shkollat. 

    Lajmi Paraprak

    Shoqata е Mediumeve në Maqedoni kërkon ndryshimin e projektligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje

    Lajmi i rradhës

    Nga 2.900 banorë, vetëm rreth 600 jetojnë në Cërvicë të Kërçovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë