KSOM nuk pajtohet për vaksinimin e obligueshëm të punëtorëve

    Konfederata e Organizatave të Sindikatës e Maqedonisë (KSOM) nuk pajtohet me masat e fundit të propozuara sot nga Komisioni për Sëmundje Infektive, të cilat vlejnë për të punësuarit në sektorin publik.

    “Si sindikatë e konsiderojmë të papranueshme cenimin e zgjedhjes së lirë të punëtorëve për çështjen e imunizimit nga Kovid 19. Shumica e punëtorëve tashmë janë vaksinuar, por ka disa punonjës që kanë vendosur të mos vaksinohen për arsye personale apo shëndetësore dhe sindikata e respekton fuqimisht zgjedhjen e tyre. Si KSOM e mirëpritëm fushatën dhe edukimin e punëtorëve lidhur me vaksinimin, por në fund secili vendos për trupin e tij, thuhet në reagimin.

    Sipas KSOM-it, vaksinimi i detyrueshëm është antikushtetues dhe nëse zbatohet, paralajmërojnë protesta sindikale dhe ngritje të nismës para Gjykatës Kushtetuese.

    Komisioni për Sëmundjet Infektive sot propozoi masa të reja me të cilat të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe në vetëqeverisjen lokale kur shkojnë në punë do të duhet të dorëzojnë certifikatën e së paku një vaksine ose një test negativ PCR që do të jetë i vlefshëm për të paktën 72 orë dhe do të bëhet me shpenzimin e tyre. Gjithashtu mund të paraqitet vërtetim për kalimin e Kovid jo më të vjetër se 45 ditë ose një vërtetim nga një mjek specialist që personi nuk mund të marrë vaksinën për shkak të kushteve të rralla imunitare. Rekomandohet që këto masa të respektohen edhe nga sektori privat. Vaksinimi i detyrueshëm rekomandohet edhe për të gjithë profesionistët shëndetësorë. 

    Lajmi Paraprak

    KSHPK kundërvajtje për nepotizëm nga një drejtor i burgut

    Lajmi i rradhës

    Si të përmirësoni kujtesën me ushqime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë