KSHPK kundërvajtje për nepotizëm nga një drejtor i burgut

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në seancën e sotme të 55-të, solli vendim për dorëzimin e urdhërpagesës kundërvajtëse kundër një drejtori të mëparshëm të një burgu, i cili derisa ka kryer funksionin e ka punësuar djalin e tij në burgun e njëjtë.

    Kundër drejtorit, i cili në shkurt të këtij viti është shkarkuar nga funksioni, kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska tha se do të dorëzohet edhe urdhërpagesë kundërvajtëse edhe për mosparaqitjen e personit të afërt për arsye se nuk ka dorëzuar listë anketimi, pas ndërprerjes së funksionit.

    Ivanovska, duke referuar për rastin, tha se drejtori ka sjellë vendim për publikimin e thirrjes për tre vende pune, pas çka do të formohej komisioni për përzgjedhje gjatë zbatimit të procedurës për punësim dhe është përpunuar procesverbal.

    “Për vendin e punës këshilltar për udhëheqjen e procedurave për furnizime publike është paraqitur vetëm një kandidat edhe atë djali i drejtorit. Është sjellë vendim të bëhet përzgjedhja nga drejtori dhe marrëveshja për punësim është nënshkruar nga ana e tij”, deklaroi Ivanovska.

    Për drejtorin e njëjtë, theksoi Ivanovska, ka edhe denoncime të cilat kanë të bëjnë me ndonjë shpallje të publikuar për tre përmbarues – dy për mbikëqyrës të lartë për sigurime të brendshme dhe të jashtme dhe një komandant për sigurim.

    “Lidhur me vendin e parë të punës, është formuar komision për përzgjedhje me ç’rast, me procesverbal është përcaktuar janë paraqitur pesë kandidatë. Lidhur me personin e parë, denoncues, komisioni ka konstatuar se dokumentet nuk janë shqyrtuar për shkak të dorëzimit jo në kohë, ndërsa lidhur me personin e dytë denoncues komisioni ka konstatuar se ai ka marrë pushim nga puna para pesë vitesh për shkak të mungesës së paarsyeshme nga puna në afat prej tri ditësh. për vendin e dytë të punës janë paraqitur katër kandidatë dhe komisioni ka konstatuar se të gjithë kandidatët e paraqitur nuk i plotësojnë kushtet”, deklaroi Ivanovska.

    Në procedurën e zbatuar, theksoi Ivanovska, përzgjedhja e kryer administrative, për dy persona për vendin e punës mbikëqyrës të lartë, por pa u zbatuar intervistë.

    KSHPK në seancën e sotme, konstatoi përplasje interesash tek tre persona – drejtoresha e Klinikës universitare për Gastrohepatologji, doktoreshë dhe kryetare e Këshillit Drejtues, lidhur me hulumtimin klinik, me ç’rast solli vendim që të treve t’u dorëzohen njoftime dhe të kërkohet të dalin nga gjendja e konstatuar ndërsa bashkë me shkeljen e bëtë të ngrihen procedura kundërvajtëse.

    KSHPK, në kuadër të seancës së sotme të 55-të i shqyrtoi dhe vendosi për më shumë lëndë për përplasjen e interesave.

    Lajmi Paraprak

    MENDIMTARI

    Lajmi i rradhës

    KSOM nuk pajtohet për vaksinimin e obligueshëm të punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë