Ku mbetën premtimet e LSDM-së për rastet “Monstra”, “Alfa”, “Lagjen e Trimave”

    “Monstra”, “Alfa”, “Lagjja e Trimave”… ku mbetën premtimet e LSDM-së? Flet Fatmir Bytyqi

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në ClickPlus në TV21 tha se qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk ndjehen më të rrezikuar siç më parë, pasi tani janë të lirë, përcjell Nistori.

    Megjithatë, i pyetur për premtimet e LSDM-së për rastet “Monstra”, “Alfa” dhe “Lagjja e trimave”, Bytyqi tha se ekzekutivi nuk ka mundësi të bëjë aq sa do të dëshironte, sepse do të kapej gjyqësori siç ishte në të kaluarën.

    “Unë po flas për drejtësi sepse po e bëj paralelen me lirinë, me të pasurinë me lirinë për të jetuar dhe për të lëvizur lirshëm aty ku jetojnë.

    Por ata njerëz janë në burg, nuk janë të lirë?

    Po, është premtim i yni dhe për të cilin qytetarët kanë vetëm 8% besim, sepse është një mekanizëm aq i kapur, sa ekzekutivi nuk mund të ndikojë në atë masë sa që do donim, sepse do ta bënim të njëjtën që e kanë bërë të tjerët”, tha Bytyqi.

    “Do të ishte nder” – thotë Bytyqi kur pyetet se a do ta pranonte postin e kryeministrit shqiptar

    Duke konfirmuar se marrëveshja e nënshkruar mes LSDM-së dhe BDI-së për kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike nuk përjashtoi mundësinë që ta pranojë këtë post nëse do të propozohej si emër.

    “Nëse koalicioni qeveritar tani vendos që Fatmir Bytyqi të jetë kandidat i përbashkët, unë me gjithë qejf dhe do të ishte nder i imi për ta pranuar një pozitë të tillë dhe për t’i shërbyer qytetarë ashtu siç i kam shërbyer deri sot ose deri ditën kur do të ketë Qeveri teknike”, tha Bytyqi.

    “VMRO-DPMNE-ja financoi çobanë pa dhen, prandaj pati rënie të prodhimeve bujqësore” – thotë Bytyqi

    Bytyqo akuzoi VMRO-DPMNE-në se gjatë kohës kur udhëhiqte me vendin, edhe pa ka pasur rritje të subvencioneve në bujqësi, prodhimet kanë shënuar rënie.

    Kjo sipas Bytyqit ka ndodhur ngaqë janë financuar çobanë pa dhen, që kanë jetuar në asfalt.

    “Politikat fiskale gjithmonë duhet të jenë të pavarura dhe të ndërmerren prej Qeverisë. Politikat monetare ndërmerren nga Banka Qendrore. Të dyja duhet të japin rezultat të cilat në një moment të caktuar, siç është tani, duhet të zbusin normat e inflacionit. Kjo po jep rezultat. Kjo ka rëndësi. Unë jam dakord se norma aktuale prej 6.7% nuk është normë e vogël, por tendenca deri në dhjetor është në ulje. Ne do të arrijmë atje ku kemi thënë se do të arrijmë. Fatkeqësia është se kriza ekonomike na ka ndodhur të gjithëve. Ndodh në rajon, ndodh në botë… Të shohim se sa të thyeshëm jemi vitin e ardhshëm. Po të kisha qenë 30 vjet në politikë, unë sot nuk do të kisha ndejur 1 ditë në politik nëse do të na ndodhte kjo që na ndodhi në aspekt ekonomik. Sepse kjo është pasojë e mospunës së atyre që për 30 vjet në pushtet. Po, sepse nuk mund të jesh shtet i cili çdo vit rrit subvencionet në bujqësi, edhe në kohën e Mickoskit. Në kohën e tij dhe të kryetarit të tij Gruevskit, subvencionet në kohën e tij kanë pasur një rritje marramendëse, kurse ka pasur një rënie të prodhimeve bujqësore dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë. Pse? Sepse nëpërmjet asaj unë them se kanë financuar çobanë pa dhen”, tha Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Kërcënimet hibride, një pjesë e grupeve tashmë janë zbuluar dhe ndiqen penalisht

    Lajmi i rradhës

    Rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë