Ku shkon borxhi prej 1 miliard euro?

    Një ndër çështjet më debatuese gjatë paralajmërimit për borxhin e ri prej një miliardë euro nga ana e VMRO-DPMNE, përskaj burimit të parave, motivit për dhënien e një shume kaq të madhe parash apo kostos eventuale politike dhe financiare, ishte edhe dedikimi i parave. Ekonomistët kërkojnë racionalitet në harxhimin e kredisë së re, duke shtuar se paratë nuk duhet të shkojë në konsum, shpenzime rrjedhë se apo për paga dhe pensione por për investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi…që nesër do të kthehen në arkën e shtetit si prurje në të holla.“Pensionistët do ta marrin rritjen lineare të premtuar prej pesë mijë denarë, por jo nga miliard euro të destinuara për projekte kapitale. Paratë për pensione do të sigurohen në një mënyrë tjetër”, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.Në një intervistë për BIRN, ajo thekson se janë vendosur për burim të tillë të financimit dhe jo për burimet e zakonshme në tregjet ndërkombëtare financiare, për shkak se kanë fituar norma interesi të ulë ta në raport me normat e larta në ditët e sotshme.

    Përndryshe, një pjesë e mjeteve do të ndahen për sektorin privat, gjegjësisht 250 milionë euro nga ato para do të vendosen nga Banka Zhvillimore përmes bankave komerciale në sektorin privat. Në të njëjtën kohë, sektori privat do të ketë detyrime të caktuara nëse i përdor këto fonde, si për shembull, rritja e vëllimit të prodhimit etj.

    “Synimi është që sektori privat të marrë kredi me kushte të favorshme. Pjesa e mbetur prej 750 milionë euro do të përdoret për financimin e projekteve kapitale. Ndër projektet kapitale janë rruga Kërçovë-Ohër dhe autostrada që po ndërton ‘Bechtel dhe Enka’, nevojat e ARM-së në përputhje me kërkesat e NATO-s, projektet komunale dhe digjitalizimi”, thekson ministrja Dimitrieska Koçoska.Sigurimi i huamarrjes së favorshme është i mirëpritur, por edhe sfidë, veçanërisht në kontekstin e borxhit të lartë publik dhe mundësive të kufizuara në tregjet financiare ndërkombëtare. Për rezultate të suksesshme dhe afatgjate, qeveria e re duhet të zbatojë reforma strukturore, të tërheqë investime kapitale, të promovojë kursimet dhe të inkurajojë inovacionin. Kredia mund të sigurojë një injeksion financiar afatshkurtër, por testi i vërtetë qëndron në aftësinë e qeverisë për të realizuar këto synime”, komentojnë ekonomistët. “Përgjegjësia e qeverisë është që këto mjete t’i shfrytëzojë në mënyrën më efikase, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, dhe rritjes së konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë. Huaja mund të jetë e dobishme nëse investoni në fusha të tilla si transporti, energjia, teknologjia e informacionit…Me menaxhimin e duhur, këto fonde mund të kontribuojnë në stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë, por është e rëndësishme që të ndiqen praktikat më të mira dhe të shmangen rreziqet e mundshme”, thonë ekspertët. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonasit në Shqipëri nuk i pranojnë rezultatet e censusit

    Lajmi i rradhës

    Reforma edhe në institucionet e Inteligjencës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë