KUJDES! Mashtruesit paraqiten në emër të postës së RMV për të tërhequr para

    Qytetarët nuk duhet të bien në grackën e mashtruesve që kërkojnë të dhënat personale. Një grup mashtruesish po tentojnë të nxjerrin para nga qytetarët duke dërguar SMS mesazhe, duke u paraqitur rrejshëm si Posta e Maqedonisë, përcjell Nistori.

    Si pjesë e këtij sulmi “phishing”, mesazhet përmbajnë lidhje që çojnë në një faqe interneti të rreme. Në këtë faqe, viktimat inkurajohen të fusin të dhënat e tyre personale dhe të kartës së pagesës.

    “I këshillojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos vendosin të dhëna personale në faqe të dyshimta. Ky është një shembull tjetër i tentativës për mashtrim, qëllimi i të cilit është të shkaktojë dëm financiar ndaj personave të pakujdesshëm”, paralajmëron Posta e Maqedonisë.

    Faqja e rreme ka një dizajn të thjeshtë, pa asnjë verifikim të të dhënave të futura dhe është regjistruar së fundmi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM: nëse Toshkovski nuk tregon të vërtetën për arratisjen e Grubit, atëherë do ta bëjmë ne

    Lajmi i rradhës

    Kur blen i uritur, zbraz kuletën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë