Ristovski pas fitores me Italinë: Dhamë gjithçka nga vetja!

    Futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Milan Ristovski në një intervistë për TV21 pas fitores ndaj Italisë tha se kanë dhënë maksimumin dhe kanë besuar ndërsa si rrjedhojë edhe u shpërblyen me fitore.

    “Kemi besuar në vetvete nga minuta e parë deri tek e fundit. Dhamë gjithçka nga vetja në atë terren, në fund faleminderit Zotit, na shpërbleu”, deklaroi mes tjerash Ristovski.

    Ai thekson se reprezentacionit nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm se të vazhdojë rrugën e suksesit drejt botërorit Katar 2022.

    “Ende jemi në një shok pozitiv nga mëngjesi. Këtë që e bëmë mbrëm, mendoj se kemi arritur një rezultat të pabesueshëm. Jemi të lumtur që arritëm të kalojmë një reprezentacion të tillë si Italia, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se të vazhdojmë në këtë rrugë”, deklaroi Ristevski.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, kriza energjetike dhe çmimet e larta, qeveria ul pritshmëritë për rritjen e ekonomike në 3.5 për qind

    Lajmi i rradhës

    Cila është arsyeja kryesore e bllokimit të rrugëve në Tetovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë