Kujdes nga mallrat e lira nga Kina që ofrohen online

    Mbrojtësit e konsumatorëve paralajmërojnë për mallrat e lira nga Kina, që ofrohen në portalet online. Rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse.

    Kufje për 4 euro, atlete për 8 euro, ose orë inteligjente për 16 euro. Të gjithë këto artikuj ofrohen online nga firmat kineze TEMU, AliExpress apo Shein, por ato kanë një problem.

    Disa institute gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve analizuan disa nga produktet e ofruara dhe rezultatet e testeve janë tronditëse.

    Të jashtëligjshme, por edhe të rrezikshme

    Dyqanet online nga Kina jo vetëm tregtojnë mallra që janë të jashtëligjshme në BE, por edhe të rrezikshme. Për shembull një nga kusitë elektrike multifunksionale që u testua, rezultoi se nuk ka tokëzim dhe prandaj mund të shkaktojë goditje elektrike.

    Fondacioni gjerman për testimin e prodhimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve
    Fondacioni gjerman për testimin e prodhimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëveFotografi: dpa

    Po ashtu edhe  kopsat e disa bluzave polo përmbanin substancën e dëmshme DPB. Doza e substancës DPB që u gjet gjatë analizave ishte 40 herë me e larte sesa niveli maksimal i lejuar në Evropë.

    Substanca DPB ndikon në nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoideve tek meshkujt, ndërsa tek femrat shtatzëna, ajo ndikon tek zhvillimi i fëmijës.

    Përgjegjësi me pikëpyetje

    Teorikisht prodhuesit mbajnë përgjegjësi në mënyra të ndryshme për prodhimet dhe sigurisht përpiqen që t’i përmirësojnë vazhdimisht kontrollet e sigurisë së tyre.

    Por pyetja se sa një fabrikë kineze mallrash të lira do t’u përgjigjet vërtetë kërkesave apo ankesave të një konsumatori nha Evropa, kjo mbetet e paqartë. /DW/

    Lajmi Paraprak

    A po bëhet i pakuptimtë Asociacioni?

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët prej nesër duhet të caktojnë termin për fotografim për dokumente personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë