Kur do të pajisen njerëzit “fantazma” në RMV me certifikata të lindjes!

    Filloi puna me regjistrimet e personave pa çertifikatë të lindjes dhe pa asnjë lloj dokument personal, të cilët kryesisht i përkasin komunitetit rom, ndërsa Drejtoria për Menaxhimin e Librave Amë shpejton deri në afatin ligjor deri më 31.12.2023, t’i regjistrojë dhe t’u dorëzojë çertifikatë të gjithë 526 personave – fantazmë, që janë paraqitur ose i kanë gjetur qendrat sociale ose organizatat joqeveritare, shkruan SDK.

    U miratuan edhe ndryshime ligjore për vendqëndrim, vendbanim dhe për letërnjoftimi, kështu që këto bashkëqytetarë tanë do të mund të parashtrojë edhe kërkesa për dokumente personale me çertifikatën.

    Për herë të parë këto persona fitojnë identitet. Do të mund të shfrytëzojnë sigurim shëndetësor, të shkojnë në shkollë, ndërsa më të rriturit mund të punësohen, t’u rrjedhë stazhi, të hapin llogari bankare, të marrin telefona celularë me parapagesë, të marrin kredi, të pajisen me leje për vozitje dhe t’i kenë të gjitha të drejtat si qytetarët e tjerë në shoqëri.

    “Gjithsej janë në procedurë 526 persona për regjistrim në librin amë të të lindurve, konform ndryshimeve të fundit të Ligjit për Evidencën Amë. Prej tyre, për 310 persona është kryer regjistrimi në librin amë të të lindurve prej miratimit të ndryshimit të ligjit e deri tani. Persona të mbetur për procedim përfundimisht me 31.12.2023 janë 216 persona”, thotë drejtori i Drejtorisë Ermir Sulejmani, i cili është i vendosur që problemin me këto bashkëqytetarë tanë ta zgjidhë deri në fund të këtij viti dhe të gjithë të pajisen me çertifikatë lindjeje për herë të parë.

    Në periudhën e deritanishme në të gjitha njësitë rajonale në kuadër të Drejtorisë janë lëshuar rreth 150 çertifikata. Në periudhën në vijim, do të organizohen ditë pranimi në Drejtori për lëshimin e çertifikatave nga libri amë i të lindurve.

    “Me ndryshimin dhe plotësimin e fundit të Ligjit për evidencën amë, u mundësua që personat pa dokumente, të ashtuquajturit fantazmë të regjistrohen nëpër librat amë të të lindurve dhe të fitojnë çertifikatë nga libri amë i të lindurve. Me rëndësi të veçantë është fakti se me këtë zgjidhje ligjore u parapa edhe një zgjidhje sistemike për personat pa dokumente. Kjo është e rregulluar me nenin 4a, gjegjësisht çdo fëmijë i lindur në territorin e RMV-së regjistrohet në librin amë të lindurve në afat prej 45 ditësh pa marrë parasysh statusin personal dhe të nënshtetësisë së prindërve. Drejtoria është themeluar në vitin 2010 dhe prej themelimit të saj deri sot zgjidhja e këtij problemi që ka zgjatur me gjenerata dhe dekada për personat pa dokumente ishte sfide për të cilën sot me kënaqësi mund të themi se po çrrënjoset”, thotë  Sulejmani.

    Me këtë ligj u lidhën edhe ndryshimet ligjore për vendbanimin dhe vendqëndrimin, si dhe ato për letërnjoftimin. Sipas shembullit të Sllovenisë dhe Kroacisë, tani këto qytetarë më të cenueshëm dhe më të varfër nëse s’kanë shtëpi të tyre ose nuk kanë para që të marrin me qira, nëse jetojnë në ndërtim pa leje, ose nëse janë plotësisht të pastrehë dhe jetojnë në rrugë, do të mund ta paraqesin si adresë, adresën e Qendrës për Punë Sociale nën të cilën janë.

    Adresa është e domosdoshme për lëshimin e letërnjoftimit.

    Ndryshe, sistemi jo konsistent i shkëmbimit të të dhënave të institucioneve, numri i madh i procedurave burokratike dhe ligjet e krijuara keq çuan në faktin që mbi 700 persona në vend nuk kanë shtetësi. Shpesh të quajtur në publik si persona “fantom”, këta persona nuk kanë pasur akses në të drejtat elementare të njeriut – sigurim shëndetësor, posedim të letërnjoftimit dhe përdorimin e ndihmës sociale deri në hapjen e llogarisë së transaksionit. Gotën e derdhi rasti i Memet Kamber, djalit 19-vjeçar i cili vdiq muajin maj për shkak të diabetit të padiagnostikuar, pasi nuk kishte mundësi të merrte sigurim shëndetësor dhe fillimisht shkoi në spital kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dukshëm librezë shëndetësore të dikujt tjetër. Edhe pas vdekjes, djali nuk mund të varrosej pasi nuk kishte dokumente identiteti, kështu që procedura zgjati më shumë se tre javë.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që shkatërrojnë imunitetin dhe organizmin – Çfarë duhet të keni kujdes

    Lajmi i rradhës

    Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza për sulmin në Banjskë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë