Kur do të përfundojnë dy godinat në kampusin e Universitetit “Kirili dhe Metodi”?!

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës hesht për atë se kur do të përfundojnë dy godinat në kampusin e Universitetit “Kirili dhe Metodi”. Godinat e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Fakultetit të Teknologjisë  Informatike nuk ndërtohen prej gjashtë vitesh. Tash tre vite nuk ka asnjë aktivitet ndërtimi në terren, por ka mbetur vetëm karabina. Kjo është gjendja pas falimentimit të kompanisë Beton nga Shtipi e cila  duhej t’i ndërtonte. Ministria e Arsimit më shumë se dhjetë ditë nuk iu përgjigjet pyetjeve të Alsat.

    Herën e fundit, në muajin prill, për emisionin “360 gradë” që transmetohet në Alsat, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se po bëhet një vlerësim i ri për përfundimin e fakulteteve. Ministria ka vlerësuar se baroku është shumë i shtrenjtë në krizë ekonomike dhe se duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për fasadën. Por, edhe pse ishte paralajmëruar një procedurë tenderimi se si do të dukeshin dy fakultetet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka zgjedhur kompani për këtë.

    Stili barok dallohet nga ndërtesat e papërfunduara në kampusin e Universitetit Kirili dhe Metodi. Ministria e Arsimit, si institucion kompetent për ndërtimin, nuk e di nëse dhe kur fakultetet e edukatës fizike dhe teknologjisë informatike do ta marrin pamjen finale”.

    Për këto dy objekte deri më tani janë shpenzuar 3.3 milionë euro. Vitin e kaluar për ndërtimin e tyre janë ndarë rreth 300 mijë euro, ndërsa këtë vit shuma është ulur në 30 mijë euro. Me këto para vetëm mund të hiqet stili barok, por jo edhe të vazhdohet ndërtimi i fakulteteve. Askush nuk jep afate për përfundimin e godinave të fakulteteve të kulturës fizike dhe teknologjisë informatike. 

    Lajmi Paraprak

    Akoma asgjë konkrete mbi akuzat për spitalin modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në pritje të rritjes së pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë