Kur gjykimet zgjasin më gjatë se hetimet!

    “Kohëzgjatja e hetimit justifikohet nga numri i madh i dëshmitarëve që do të dëgjohen dhe dokumentet që do të shqyrtohen”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë. Në vendin tonë është e kundërta, dhe Maqedonia e Veriut është ndoshta i vetmi vend në Evropë në të cilën proceset gjyqësore për “bashkim kriminel”, “krim të organizuar dhe korrupsion të lartë”… zgjasin shumë më shumë se hetimet.

    Maqedonia e Veriut është një kategori e “veçantë” për sa i përket kohëzgjatjes së seancave gjyqësore të korrupsionit në raport me mesataren evropiane. Nuk ka asnjë vend si i yni, i cili është anëtar i Këshillit të Evropës, në të cilin gjykimet për krim të organizuar po kthehen në fillim dhe që gjithsesi kanë zgjatur mbi 4 vjet. Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë në raportin e tij të fundit llogariti që kohëzgjatja mesatare dhe e arsyeshme e proceseve gjyqësore për çështjet komplekse në vendet anëtare të Këshillit të Evropës në të gjitha gjykatat është tre vjet e 10 muaj.

    Tre vjet dhe 10 muaj është koha totale e procesit gjyqësor, deri në vendimin përfundimtar dhe këtu kohëzgjatja e procedurës llogaritet edhe për shkallën e parë, pastaj në gjykatat e Apelit dhe në gjykatën Supreme. “Një vendim nga tre instanca gjyqësore prej 3 vjetësh dhe 10 muajsh konsiderohet i arsyeshëm”, thuhet në raport. Matja e gjatësisë së procedurave gjyqësore në vendet anëtare të Këshillit të Evropës bazohet në çështjet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Çështjet komplekse kriminale të mashtrimit dhe bashkimit kriminel, sipas raportit, zgjasin gjithsej 8 vjet e pesë muaj. Por nga këto 8.5 vjet, edhe 4 vjet dhe 7 muaj bien nën hetim. “Kohëzgjatja e hetimit justifikohet nga numri i madh i dëshmitarëve që do të dëgjohen dhe dokumentet që do të shqyrtohen”, potencohet në hulumtimin e raportit. Në vendin tonë është e kundërta, dhe Maqedonia e Veriut është ndoshta i vetmi vend evropian në të cilin proceset gjyqësore për bashkim kriminel, krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, zgjasin shumë më shumë se hetimet. Se kjo nuk është një praktikë vetëm në raste të profilit të lartë dëshmohet nga shembulli i gjykimit për aksidentin e rëndë të trafikut në Llaskarcë, në të cilën kishte viktima të shumta. Prokurori përfundoi hetimin në rreth tre muaj, ndërsa gjykimi po zgjatë gati 3 vjet.

    Megjithatë, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik justifikon kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore. Ai përmend shumë sfida me të cilën është ballafaquar gjyqësori në vendin tonë gjatë kohës së fundit. “Me një numër të madh të të akuzuarve, të fuqishëm të dikurshëm dhe të tanishëm, biznesmenë të mëdhenj, ndryshime turbulente ligjore, arratisje, shkarkim të kryetarit të Gjykatësit të Lartë, gjykatës, PSP, Korona dhe tani akuzat se gjyqësori është i ngadaltë, janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballen gjykatësi të cilët i udhëheqin lëndët kryesore për shtetin. Le të sqarojmë së pari dilemën në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave. Botohen tituj senzacionalë se drejtësia është e ngadaltë, se gjykata nuk e kryen punën e saj, por nuk është kështu. Kohëzgjatja e procedurave penale, pa marrë parasysh se sa është e gjatë, sigurisht që justifikohet për disa arsye. Jo vetëm që duhet të dëgjohet secili i pandehur, të paraqiten provat, deklaratat e dhëna…, gjykata duhet të jetë e kujdesshme me lëndën, sepse të pandehurit akuzohen njëkohësisht në lëndë të tjera të profilit të lartë. Të pandehurve u duhet dhënë e drejta e mbrojtjes, përkatësisht ata personalisht ose mbrojtësi i tij duhet të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës gjatë gjithë kohës. Ne nuk duhet të lejojmë një gabim, sepse Gjykata në Strasburg do t’i kthejë ata me një shenjë se gjykimi i drejtë i të pandehurve nuk  iu është lejuar”, ka deklaruar për KOHA, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

    Gjyqësori në vendin tonë ka “vrarë” të gjitha hetimet e suksesshme dhe të shpejta me interes të lartë publik. Përveç rasti “Tenderët”, kundër ish-ministres Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila është planifikuar të fillojë përsëri më 6 shtator, për rastet e tjera të korrupsionit që javën e kaluar u kthyen masovikisht nga fillimi, ende nuk ka afat për rinisjen e tyre. Arsyeja është pensionimi i një gjykatësi porotë. Për shkak të daljes në pension të porotës i cili është anëtar i trupit gjykues në departamentin e krimit të organizuar të Gjykatës Penale në Shkup, të gjitha gjykimet e ish-Kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski u kthyen në fillim. Së pari gjyqësori do të shkon në pushime, dhe pastaj do të caktohen seancat, sepse, siç thonë nga atje askush prej tyre nuk është në paraburgim, që të nxitohet të caktohen seancat menjëherë. Duke marrë parasysh që ata u zvarritën edhe pas 4 vitesh, dhe disa prej veçmë janë kthyer njëherë, dhe madje dy herë në fillim, te disa prej të pandehurve lëndët iu kanë vjetruar dhe nuk do të gjykohen për të njëjtat.  Rastet kryesore për të cilat vendi monitorohet nga BE dhe SHBA, kthehen në fillim. Për shkak të pensionimit të një porote,  është kthyer në fillim lënda më e madhe dhe  e para e PSP-së “Titanik” me 21 të akuzuar, “Talir” për financimin e VMRO-DPMNE-së duke pastruar para të marra në mënyrë të paligjshme dhe “Tenderi”.

    VONESAT PËR SHKAK TË GJYKATËSVE-POROTË

    Pavarësisht se sa arsyetohen gjykatësit, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria që ligji është i tillë dhe se një porotë nuk mund të marrë pjesë në një këshill penal pasi të ketë mbushur moshën 60 vjeç, pensionimi i porotëve  tregon se sa të ngadalta janë procedurat gjyqësore kur njerëz të pasur dhe të fuqishëm, ish funksionarë janë në bankën e të akuzuarve. Nëse gjykatësi Osman Shabani nuk do të kishte prolonguar fillimin e procedurës gjyqësore për rastin “Talir” për një vit të tërë, për këtë lëndë tanimë me siguri do të kishte aktvendim, me të njëjtin porotë. Gjykatësi Ognen Stavrev gjithashtu nxitoi për rastin “TNT”, ku akuzohen Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski, kur dëgjoi nga të pandehurit se një porotë kishte mbushur 60 vjeç, por ishte tepër vonë. Gjykimi për shkak të ndërrimit të porotës u kthye në fillim, dhe ende zgjatë.  Rasti “Traektoria” për autostradat kineze, e cila filloi në dhjetor të vitit 2017 dhe ka vetëm tre të pandehur, sepse Nikolla Gruevski iku, dhe nuk dihet kur do të përfundon. Në ndërkohë, Gruevskit i është vjetruar lënda. Këtë lëndë e udhëhequr gjykatësi Goran Boshevski, për të cilin Këshilli Gjyqësor u bë i vetëdijshëm shumë vonë, dhe e shkarkoi këtë muaj, pikërisht kur për lëndën pritej aktgjykim.  Për shkak të kësaj, “Traektoria” kthehet në fillim dhe të gjitha lëndët në të cilën ky gjykatës ka qenë pjesë përkatëse e tyre.  Rasti “Total” kundër të pandehurit Dragan Pavloviç – Llatas, 7 herë u kthye në fillim dhe ende është atje.

    Nesër, do të ketë aktvendim për rastin “Tortura” kundër ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, pasi prokurori i tha gjykatëses se ai nuk do t’i shpjegonte asgjë më asaj, sepse ai e kishte shpjeguar dhe argumentuar çdo gjë në një procedurë dëshmuese dhe në fjalët përmbyllëse. Një muaj më parë, pak para se gjykatësja Aleksandra Risteska të shpallte verdiktin për torturën gjatë arrestimit të Lube Boshkoskit, ajo tha se nuk e kuptonte se çfarë krimesh ishin kryer individualisht ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov dhe gjashtë persona nga njësiti policorë “Alfa” të udhëhequr nga Ivica Ançevski. Dhe më pas lëndën e ktheu në fillim./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    UNESCO: Ohri, trashëgimi botërore në rrezik?!

    Lajmi i rradhës

    INVESTIMET KAPITALE: Për gjashtë muaj realizohet vetëm çereku

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë