UNESCO: Ohri, trashëgimi botërore në rrezik?!

    Çfarëdo që do të jetë vendimi për rajonin e Ohrit, do ta respektojmë, por do të ishte mirë të marrim afat shtesë. Këtë e ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev sot në Ohër, në vigjilje të vendimit nëse “perla e Maqedonisë” do të jetë në listën e UNESKO-s si trashëgimi botërore në rrezik. Megjithatë, ai është i kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe shtoi se qytetit do të zhvillohet edhe më tej.

    “Vendimi na është njoftuar, se rajoni i Ohrit do të vendoset në Listën e trashëgimive botërore në rrezik. Por, falë kryetarit dhe administratës së komunës, me të gjitha argumentet që u hapën edhe nga Ministria e Kulturës edhe nga kabineti im, të cilët janë në debat të vazhdueshëm dje dhe sot, vërtetë ndryshon imazhi për shkak të rezultateve që janë arritur deri më tani”- deklaroi Zoran Zaev- kryeministri.

    Sipas Zaevit, për këtë situatë përgjegjësia s’mund të detektohet kurse mendon që më e rëndësishme është të merren mësime.

     “Përgjegjësinë nuk mund ta gjeni as në ligjet tona e as në ato ndërkombëtare, sepse kjo përgjatë kohës është gjithçka e lejuar. Në fund shtetet nuk kanë për qëllim të dënojnë ose të hapin procese gjyqësore ose procese tjera. Qëllimi kryesor është që të mos përsëritet ajo që Ohrin, Liqenin e Ohrit, bregun dhe gjithë rajonin e  mbrojtur e ka sjellë deri në këtë pikë që të diskutohet për këtë. kjo le të jetë mësim dhe të mësojmë nga kjo”- deklaroi Zoran Zaev.

    Për statusin e rajonit të Ohrit duhej të votohet dje në qytetin Kinez, Fuxhou ku mbahet sesioni i Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s. Ndaj propozim-vendimit që Ohri të vendoset në listë ka reaguar edhe Komisioni nacional i UNESKO-s së Bosnjës dhe Hercegovinës e cila ka propozuar amendament me të cilin propozohet që Shqipëria dhe Maqedonia të vazhdojnë të veprojnë sipas rekomandimeve të UNESKO-s dhe të dorëzojnë raport përfundimtarë për dy vjet. Ndërsa deri atëherë Ohri të mos vendoset në listë. Ndryshe, kryetari i Ohrit, Konstantin Gjeorgjievski, paralajmëroi se ndërtimet e paligjshme do të prishen pas mbarimit të sezonit turistik, ndërsa deri atëherë të mos ndërtojnë ndërtime tjera, ose t’i përfundojnë objektet që tashmë kanë filluar të ndërtohen./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    DASH me kritika për nivelin e korrupsionit në vend

    Lajmi i rradhës

    Kur gjykimet zgjasin më gjatë se hetimet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë