85 për qind e qytetarëve të Kinës do të flasin gjuhën mandarine deri më 2025

    Kina është duke lansuar një fushatë agresive për të promovuar gjuhën mandarine, duke thënë se 85 për qind e qytetarëve do të përdorin gjuhën kombëtare deri më 2025.

    Ky vendim mund të rrezikojë dialeketet rajonale kineze siç janë kantonese dhe hokkein, ashtu sikurse gjuhët e minoriteteve sikurse tibetiane, mongole dhe ujgure.

    Në vendimin e Këshillit Shtetëror në Kinë, është thënë se përdorimi i dialektit mandarin apo “gjuhës së përbashkët”, nuk është i balancuar dhe duhet të përmirësohet për të përmbushur kërkesat e ekonomisë moderne.

    Kritikët kanë shfaqur pakënaqësi për këto ndryshime në sistemin e edukimit dhe sektorin e punësimit, duke thënë se mund të zhdukë rolin e gjuhëve të minoriteteve.

    Sipas tyre, kjo fushatë synon të shkatërrojë kulturat që nuk janë të njëjta me grupin etnik dominant, Han.

    Përveç vitit 2025, në politikat e reja është thënë se deri më 2035, gjuha mandarine do të bëhet universale në zonat rurale, përfshirë ato me minoritete./REL/

    Lajmi Paraprak

    Kriza energjetike do të zgjasë deri në muajin qershor të vitit 2022 | Qeveria nuk di si të përballet me krizën

    Lajmi i rradhës

    Ka vetëm një kënd që e legjitimon “Kuvendin” e 11 dhjetorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë