Cilat janë vendet europiane me rrugët më të mira?

    Cilësia e infrastrukturës rrugore në Evropë varion, e kjo temë në media shpesh nxit debat.

    Ekzistojnë shumë hulumtime për cilësinë e rrugëve në vendet europiane.

    Të dhënat e rang listës që do t’ua prezantojmë vijnë nga “Raporti për konkurrencën globale të prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror për vitin 2019”, ku janë vlerësuar 141 shtete, e temat kanë qenë të ndryshme.

    Në anketë kanë marrë pjesë 12.987 menaxherë nga industri të ndryshme që i janë përgjigjur 78 pyetjeve, në mesin e të cilave ka qenë edhe cilësia e infrastrukturës rrugore në vendet e tyre.

    Atyre u është kërkuar që atë cilësi ta vlerësojnë nga 1 (dobët) deri në 7 (shumë mirë).

    Rezultatet e anketës janë kartë që jep një pasqyrë të gjerë të cilësisë së rrugëve në Evropë, e në të mund ta shohim qartë ndarjen mes lindjes dhe perëndimit.

    Shumë shtetet sovjetike dhe ato nga Evropa Lindore janë nën notën 4. Në pjesën perëndimore të Evropës, shumica e vendeve arrijnë 4 apo 5 notën.

    Por është Holanda ajo që ka rrugët më të mira në Evropë (me notë 6,4) e pas saj renditet Zvicra (me 6,3).

    Këto dy vende në rang listën globale pozicionohen në vendin 2 dhe të 3, ku para tyre është Singapori si vendi më rrugët më të mira në botë. 

    Lajmi Paraprak

    Cilat vetura konsumojnë më shumë dhe cilat më pak se të dhënat e fabrikës

    Lajmi i rradhës

    BE ndan 14.2 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë