Copernicus: Europa përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë

    Sistemi i gjurmimit satelitor “Copernicus” i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se sipas periudhës referuese 1991-2020 në Europë, dimri që po lëmë pas ishte i dyti më i ngrohtë nga të gjithë dimrat në kontinent.

    Sipas një deklarate me shkrim nga “Copernicus”, ky dimër ishte “stina e dytë më e ngrohtë e regjistruar për Evropën”, me temperatura shumë mbi mesataren në pjesë të Evropës Lindore dhe pjesë të Evropës Verilindore.

    Në shkurt 2023, temperaturat mesatare të ajrit në shumicën e pjesëve të Evropës ishin më të larta se periudha e referencës 1991-2020. Kushte dukshëm më të ngrohta se mesatarja janë vërejtur në Norvegji dhe Suedi, në zonat përreth Detit të Zi përgjatë Rusisë dhe në rajonin e Svalbardit.

    Mbretëria e Bashkuar kishte gjithashtu “shkurtin e pestë më të ngrohtë që nga viti 1884”. Nga ana tjetër, disa pjesë të Тurqise , Gadishullit Iberik dhe Kaukazit kishin temperatura më të ftohta se mesatarja mujore./KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Si ndihmon limoni me simptomat e diabetit?

    Lajmi i rradhës

    Të pathënat e 22 fotografive më të famshme në histori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë