Secili aeroplan është i pajisur kryesisht me tetë dalje emergjente, dy dyer në fillim dy në fund dhe katër të tjera janë pranë krahëve të aeroplanëve.
Dyert emergjente shërbejnë për evakuim të menjëhershëm por vetëm pasi që aeroplani të ketë zbarkuar.
Situata emergjente përfshin zjarr në bord, tym brenda kabinës apo ndonjë zbarkim i paplanifikuar, për shkak të problemeve që mund të hasen gjatë fluturimit.
Në raste emergjente, vjen sinjali nga ekuipazhi, dhe ju që jeni të ulur në dyert e emergjencës do t’ju kërkohet t’i hapni ato, e më pas t’i aktivizoni rrëshqitëset të cilat i posedon aeroplani.
Pas kësaj do të duhet të rrëshqitni nga ato për të zbritur në tokë. I gjithë evakuimi kryesisht parashihet të bëhet për 90 sekonda.
Nëse keni udhëtuar në aeroplan, dhe jeni të ulur në dyert emergjente, stjuardët do t’ju pyesin se a jeni në gjendje të ndihmoni në këto situata të pazakonta.
Secili aeroplan po ashtu ka manualet të cilat duhet t’i lexoni se si duhet t’ia bëni për t’i hapur dyert emergjente.
Po ashtu në fillim të çdo fluturimi stjuardët do t’jua shpjegojnë rregullat e fluturimit dhe çfarë duhet të bëni ju si pasagjerë për të reaguar në raste emergjente.
Emergjenca vlerësohet vlerësohet sipas stafit, në rast të ndonjë zjarri nuk duhet të hapni dyert, kjo pasi zjarri ushqehet nga ajri dhe gjendja mund të përkeqësohet.
Një tjetër gjë që po ashtu duhet të dini është se dyert emergjente nuk mund të hapen gjatë fluturimit, kjo për shkak se presioni i kabinës i mban ato të mbyllura mirë.