Një vend tjetër shkurton javën e punës, 4 ditë punë 3 ditë fundjavë

    Duke ndjekur shembullin e Islandës dhe Zelandës së Re, Skocia po prezanton një javë pune katër-ditore. 

    Kjo e drejtë do të mund të përdoret nga grupe të caktuara, siç janë prindërit me fëmijë të vegjël dhe nuk do të ndikojë në të ardhurat e tyre, sepse ata do të marrin një pagë të plotë, sikur të punonin 40 orë në javë.

    Sidoqoftë, kjo masë nuk është e pakushtëzuar – ideja është të përmirësohet qëndrimi ndaj punonjësve, por edhe produktiviteti i tyre, dhe që ata të arrijnë të njëjtat rezultate me këto 80 përqind të orëve të punës sikur të punonin me orar të plotë, shkruan BBC .

    Kjo është gjithashtu për shkak të rimëkëmbjes nga masat e futura për të luftuar koronavirusin, sepse ka një rezistencë të madhe midis punonjësve të zyrës në lidhje me kthimin në punë. Kjo është e kuptueshme nëse merrni parasysh se ata punuan nga shtëpia për 18 muaj.

    Skocezët, për të inkurajuar punëtorët të kthehen në punë, dolën me një javë pune katër-ditore, pra një fundjavë tre-ditore.

    Për t’u siguruar që popullata e shikon këtë masë në mënyrë të favorshme, ata kryen një sondazh i cili ua konfirmoi këtë. 

    Rreth 80 përqind e tyre do të donin të punonin në këtë parim. 

    Përqindja e njëjtë, dhe ndoshta të njëjtët njerëz, thonë se kjo do të përmirësonte mirëqenien e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Thënie të Franc Kafkës

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës Pfizer

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë