Po përballemi gjithnjë e më shpesh me ekstreme të motit. Moti me shi dhe stuhi sjell sasi të mëdha uji në rrugë.
Kryesisht bëhet fjalë për shtresa sipërfaqësore uji, por ndonjëherë mund të hasni edhe pengesa më të thella uji, siç janë ato nën mbikalime.
Të vozitni me shpejtësi nëpër pellgje më të thella nuk është e mençur për dy arsye – e para ka të bëjë me sigurinë, konkretisht me fenomenin e “akvaplaningut”, ku rrotat e makinës humbin kontaktin me asfaltin dhe ndiheni sikur po rrëshqisni mbi akull me atlete. Arsyeja e dytë është se kjo mënyrë vozitjeje mund të jetë e rrezikshme për “shëndetin” e automjetit tuaj.
Shmangni ujin më të thellë se 10 centimetra ose që arrin mbi qendrat e rrotave, sepse shumica e makinave moderne kanë thithës ajri të vendosur ulët, të cilët në këtë rast mund të thithin ujë në motor – dhe kjo mund të çojë në pasoja katastrofike, si hyrja e ujit në cilindra, thyerja e shufrave të pistonëve për shkak të mbingarkesës.
Për automjetet më të larta, si SUV-të, kjo thellësi mund të tolerohet pak më shumë, por mos e teproni.
Pra, shmangni ujin e thellë – automjeti nuk është as anije e as nëndetëse – dhe ju lutemi, vozitni më me kujdes në kushte me shi. Rriteni distancën nga automjeti përpara nga dy në katër sekonda, sepse rruga e frenimit në mot me shi është shumë më e gjatë.
Automjetet elektrike zakonisht janë më pak të ndjeshme ndaj ujit, por kjo nuk do të thotë që ato duhet t’i fusni në ujë të thellë.