Vietnami hap një ishull në nëntor vetëm për turistët e vaksinuar

    Ishulli Phu Quoc i Vietnamit do të jetë destinacioni i parë turistik i vendit i rihapur për vizitorët e huaj të vaksinuar plotësisht duke filluar në Nëntor, sipas faqes së web-it të qeverisë, e cila citoi administratën e turizmit.

    Kryeministri Pham Minh Chinh miratoi planin në mënyrë pilot, sipas faqes së internetit të qeverisë. Udhëtarëve të huaj do t’u kërkohet të kenë marrë vaksinën e tyre të dytë të paktën 14 ditë para se të udhëtojnë në ishull në provincën jugore të Kien Giang dhe jo më shumë se 12 muaj para mbërritjes.

    Turistët ndërkombëtarë duhet të rezultojnë negativ për Covid-19 me një test PCR brenda 72 orëve përpara nisjes në udhëtim, tha ai. 

    Provinca Kien Giang ka administruar të paktën një vaksinë në 23.6% të popullsisë së saj 18 vjeç e lart, sipas ministrisë së shëndetësisë. 

    Image
    Lajmi Paraprak

    Çfarë të konsumoni dhe çfarë të shmangni për zorrë të shëndetshme

    Lajmi i rradhës

    Liderët tremben kur Merkel vishet me këtë ngjyrë, xhaketat që vesh tregojnë ‘humorin’ e Kancelares

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë