Kurti në Ohër: Jam optimist, do të bëjmë më të mirën për Kosovën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që mbahet në Ohër, ka thënë se është optimist.

    Ai po ashtu tha se sot në takimin trilateral do ta bëjë më të mirën për Kosovën.

    “Nga këtu do të shkoj për takim me presidentin Pendarovskin dhe pastaj kemi takimet bilaterale me ndërmjetësit evropian, përkatësisht me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell dhe emisarin e tij për Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak që i paraprinë takimit trilateral”.

    “Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni dhe ju vet që jeni këtu. Jam optimist, i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Takimi Kurti – Vuçiq në Ohër, të rejat më të fundit

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Lajmet pozitive nga bisedimet në Ohër do të jenë të mira për të gjithë rajonin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë