Kurti në Shkup: Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja duhet të jetë edhe financiare

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapje të samitit të BE-së, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Shkup, tha se ky është një takim i rëndësishëm.

    Ai tha se në këtë takim gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e takojnë BE-në për planin e rritjes.

    “Brukseli dhe Washtingoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare”, tha Kurti.

    Kryeministri shtoi se plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë.

    “Kosova sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara e në ditët në vijim do të dorëzojmë listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave në qendër kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, kurse të projekteve kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimin në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturore”, tha Kurti.

    Kurti falënderoj BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim.

    “Dua të falënderoj BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që do të mundësoj sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është edhe qëllimi edhe fati ynë”, tha Kurti. 

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët në RMV: shkollat në RMV nuk janë të gatshme për arsim gjithëpërfshirës

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: në takimin e liderëve të BP do të bisedojmë edhe për tregun e përbashkët të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë