Kurti: Trysni duhet ushtruar mbi Serbinë dhe jo Kosovën

    Foto: AFP

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mohuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e arkivave të UÇK-së, siç u la të nënkuptohej dje në një deklarim për media.

    Kurti pas takimit me kancelaren Merkel në Tiranë, tha se nuk ka thënë se janë hapur arkivat e UÇK-së, pasi u pyet nga një gazetare nga Tirana.

    “Kush ka thënë që janë hap arkivat e UÇK-së, ma gjej atë deklarim timin. Nuk kam thënë ashtu! Shtet më të mbikëqyrur se Kosova nuk ka. Njëherë kishim UNMIK-un, pastaj EULEX-in, pastaj edhe sot e kësaj dite e kemi KFOR-in. Kur themi që duhet të hapen arkivat realisht duhet të hapen arkivat në Beograd”, u shpreh Kurti.

    Kryeministri tutje shtoi se trysni duhet ushtruar mbi Serbinë dhe jo Kosovën.

    “Është detyrë e shqiptarit të bëjë trysni mbi Serbinë e jo Kosovën”, tha Kurti. 

    Lajmi Paraprak

    Regjistrimi i popullsisë në RMV përcillet me probleme teknike

    Lajmi i rradhës

    Taravari kërkon që ekspertët gjermanë të kontrollojnë edhe spitalet tjera modulare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë