Kush deshi t’i bëj atentat Kurtit në Shkup?

    Albin Kurti në Shkup / Fotografia: Emir Hamzi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet se është kërcënuar me vrasje. Radiotelevizion i Kosovës thotë që institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia, ka përpjekje për vrasjen e Kurtit, derisa ky po qëndron në Shkup. Një gjë e tillë, raportohet të ketë ardhur pas mbedhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Tutje thuhet që janë marrë të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, me të arritur Kurti mbrëmë në Shkup.

    Televizioni publik raporton se i është thënë që kërcënimi për jetën e Kurtit ka qenë serioz, “sidomos duke marrë parasysh se kanë ardhur nga disa burime të informacionit”.

    “Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, citohet të ketë thënë ky burim. RTK po ashtu raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka hyrë në vendin tonë, ndërkaq tutje thonë se “do të provojnë ta publikojnë versionin e plotë të kësaj ngjarje”.

    Planet pë atentat ndaj Kurtit I ka konfirmuar edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij. Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

    “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, kanë thënë nga MPB e e Maqedonisë për Euronews Albania.

    Në lidhje me tentim atentatin ndaj tij, Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd. “Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Shkupi rrezikohet prej deponive ilegale

    Lajmi i rradhës

    EVN i “hakmerret” Sllupçanit, për tetë ditë u dorëzon banorëve fatura 41 mijë denarë (Foto)

    Lajme tjera

    PISA PO VJEN

    TESTI I RI PISA E GJEN SISTEMIN ARSIMOR TË KOSOVËS ME PROBLEMET E VJETRA Rezultatet e dobëta të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë