Kush do e furnizojë Gjermaninë me gaz dhe naftë?

    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Gjermania nënshkruan sot, gjatë vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Abu Dabi, një marrëveshje që parashikon furnizimin e Gjermanisë me gaz të lëngshëm dhe naftë 2022 dhe 2023.

    Ministri i Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan al-Jaber përshëndeti “marrëveshjen e re historike” që “forcon partneritetin në rritje të energjisë midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjermanisë”, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në prani të Scholz.

    Scholz, i cili u takua me kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan, gjithashtu i pranishëm në nënshkrim, përshëndeti marrëveshjen e “sigurisë së energjisë”.

    Marrëveshja parashikon eksportin e gazit natyror të lëngshëm në Gjermani në fund të vitit 2022, e ndjekur nga dërgimi i sasive shtesë në vitin 2023.Reklama

    Mediat lokale raportuan se ka pasur një dërgesë direkte të naftës në Berlin në shtator dhe shtuan se në vitin 2023 Gjermania do të merr rreth 250 mijë tonë naftë në muaj.

    Soltz ndodhet në një turne të shkurtër në vendet e Gjirit. Të shtunën ishte në Arabinë Saudite, sot në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në fund të ditës do të vizitojë Katarin. /kp/

    Lajmi Paraprak

    Dhjetë lojtarët që kishin kërkesa shokuese për kontratë

    Lajmi i rradhës

    Nuredini: Ndoshta kam gabuar në shqiptim, por nuk kam thënë se të mos ngrohemi me dru

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë