Nuredini: Ndoshta kam gabuar në shqiptim, por nuk kam thënë se të mos ngrohemi me dru

    Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini për TV21 sqaroi deklaratën e tij për ngrohje me dru të qytetarëve, përcjell Nistori.

    “Së pari duhet të sqaroj që ndoshta kam gabuar në shqiptim, nuk kam thënë që të mos ngrohemi me dru, unë kërkova që të mos ngrohemi me lëngje të cilat janë të dëmshme dhe të rrezikshme për qytetarët tanë. Normal që qytetarët ngrohen me rrymë, me dru, me peletë dhe gjëra tjera, por çdo lëndë ka standarde.” – deklaroi Nuredini, ministër i Mjedisit.

    Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush do e furnizojë Gjermaninë me gaz dhe naftë?

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet një i mitur nga rrethina e Gostivarit, kërcënoi nënën dhe motrën e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë