Kush do të përfshihet në ndryshimet e 6 ligjeve për pagat e zyrtarëve?

    Nga 1.260 të zgjedhur dhe të emëruar, të cilët marrin paga të majme nga taksapaguesit, vetëm 1.060 do të përfshihen në ndryshimet e 6 ligjeve për pagat e zyrtarëve, që janë për miratim në procedurë të shpejtë në Kuvend.

    Përkatësisht 200 drejtorë të emëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria do të mbeten në vullnetin e ekzekutivit nëse do të merret vendim për uljen e koeficientit të pagave të tyre për mos të pasur rritje shtesë nga rrogat e marsit.

    Por, për 200 drejtorët tani ka edhe një pengesë nga Kodi Zgjedhor.

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se do të konsultohen me KSHZ-në dhe Komisionin anti-korrupsion para se ta hedhin në seancë qeveritare vendimin për miratim. “Mesazhi im te të gjithë drejtorët do të jetë, që sipas kompetencave të tyre përmes bordeve drejtuese, nëse Qeveria nuk është në mundësi të marr vendim për shkak të Nenit 8-a të Kodit Zgjedhor, ata vetë ta vendosin. Bëhet fjalë për gjithë ata drejtor të emëruar nga Qeveria, jashtë agjencive rregullatore që emërohen nga Kuvend, të gjitha drejtori të tjera, agjenci, ndërmarrje publike që marrin vlerën e koeficientit të pagave”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomik.

    Sipas propozimit për ndryshimin e Ligjit të deputetëve, në nenin 29 – paragrafi 2, koeficienti i pagave të deputetëve është nga 3,04-3,92 kurse ishte 3,05-4,1. Ligji për pagat dhe mëditjet e tjera parasheh që për shembull koeficienti i pagës së presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit nga 4,50 ndryshohet në 3,92.

    Kjo është bërë me qëllim që të mos ketë rritje drastike të pagave, por akoma nuk është bërë e ditur sa do të jetë saktë korrigjimi i pagave.

    Ministri i Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e VMRO DPMNE-së Gjoko Velkovski, tha se kjo zgjidhje e shpejtë nuk është e mirë në planin afatgjatë, por bëhet për të ulur revoltën qytetare. “Është bërë shkelje me mos harmonizimin e pagave që duhet të bëhej më herët se të rriteshin pagat 78% kështu që zgjidhjet ‘ad hoc’ sjellin vetëm probleme siç ndodhi para një viti. Tani me ngrirjen e rritjes së pagave të funksionarëve, si zgjidhje tjetër ‘ad hoc’ do të shkaktoj pakënaqësi te qytetarët dhe përqindja e rritjes së pagave të funksionarëve të jetë në nivel e mëparshëm dhe reagimet e qytetarëve janë me vend”, u shpreh Gjoko Velkovski, Ministër i punës dhe politikës sociale.

    Nisma për ndryshime të 6 ligjeve që rregullojnë pagat e funksionarëve të shtetit u parashtrua në Kuvend nga grupi deputetëve të LSDM-së, pasi që ata nuk patën mbështetjen e partnerit të tyre qeveritar të BDI në Qeveri.

    Në seancë plenare votohet nevoja për ndryshimin e këtyre 6 ligjeve, të cilat nëse nuk kalojnë funksionarët e shtetit do të marrin rritje prej 300-500 euro në bazë të pozicioneve të tyre në punë. Por, ulja e pagave prej 78% as që bëhet fjalë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bie numri i lindjeve – Për tre muaj 599 kërkesa për divorc

    Lajmi i rradhës

    Çdo rritje e çmimeve nga 1 marsi do të gjobitet nga Inspektorati i Tregut dhe ai i Punës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë