Kush e udhëheqë ASh-në, Taravari apo Sela?

    Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në TV21, Duke folur për atë se kur kjo parti do të sjellë vendimin se si do të veprojë në zgjedhjet e majit, Aziri tha se duhet të thirret Kuvendi i partisë, me të cilin udhëheq Ziadin Sela, përcjell Nistori.

    “Kuvendi do të thirret kur të konsiderohet se për çka me vendos”. Kemi qartësi.

    – Kush, cili njeri duhet ta thirrë?

    – Kryetari i partisë apo i Kuvendit të partisë?

    Është zotëri Sela. Është i obliguar të thirr Kuvendin e partisë. Kryetari i partisë dhe kryetari i Kuvendit, Taravari dhe Sela janë dy figurat kryesore të partisë dhe janë përgjegjës për udhëheqjen e strukturave të partisë. Që të dy udhëheqin organet e partisë”, tha Aziri.

    Aziri: Futja e ASh-së në qeveri ka pasur për qëllim ndryshimet kushtetuese

    Për situatën politike në vend dhe Aleancën për Shqiptarët në Qeveri prej gati një viti, ai tha se ASH-ja është futur në Qeveri duke pasur për qëllim vetëm ndryshimet kushtetuese dhe për të nxjerri vendin nga kaosi politik që ndodhej.

    “Ajo u fut në një moment kur po flitej seriozisht për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se ata u bënë partnerë të BE-së duke besuar se ndryshimet kushtetuese do të ndodhnin realisht.”- tha Aziri.

    “BDI-ja dhe LEN-i e admirojnë ASh-në” – thotë Aziri dhe tregon arsyen

    Nënkryetari i ASh-së, Elmi Aziri thotë se BDI dhe LEN-i janë duke e admiruar dhe xhelozuar ASh-në, për faktin se kjo e fundit është para një vendimi të rëndësishëm – të shkojë e vetme, me opozitën apo me pushtetin në zgjedhjet e majit.

    “Edhe BDI edhe opozita (LEN) që publikisht kanë shpresa se kanë gatishmëri për bashkëpunim me ASH. Shpesh herë admirimi i tepruar dhe xhelozia mund të shkaktojnë dëm”, tha Aziri.

    I pyetur se me kë do të koalicionojë ASH-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai u përgjigj se ASH-ja po mbledh informacione të vazhdueshme dhe po zhvillon takime në terren me bazën e partisë për të vendosur se me kë do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme. Por, ai theksoi se këtë vendim e merr vetëm Kuvendi Qendror i ASH-së dhe ai do të mblidhet sapo të ketë diçka konkrete se për çfarë duhet të vendosë.

    Aziri: ASh-ja është e zhgënjyer nga koalicionet e deritashme, prandaj jemi më të kujdesshëm

    Aziri shtoi se ASh-ja është jashtëzakonisht e zhgënjyer nga koalicionet dhe eksperiencat e deritanishme, prandaj janë shumë më të vëmendshëm para se të marrin një hap konkret drejt një koalicionimi të mundshëm. Por, ai tha se ata janë po aq të vetëdijshëm edhe për peshën e ASH-së dhe për të ardhmen e qeverisjes së ardhshme dhe të stabilitetit të shtetit.

    “ASH-ja është e zhgënjyer nga koalicionimet e deritanishme, kemi dalë shumë të zhgënjyer nga veprimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur nga subjektet që ne kemi bërë koalicion. Prandaj tani jemi shumë të vëmendshëm, aq më shumë kur dimë se pesha e Aleancës në skenën politike, me historikun e saj, ku sipas të gjitha gjasave do të ketë një rol vendimtar, jo vetëm për fituesin në bllokun politik shqiptar, por edhe për qeverinë e ardhshme, për kahjen e shtetit dhe stabilitetin e tij.

    Aziri: Tetë deputetë të ASh-së do të votojnë për Xhaferin kryeministër

    Aziri ka bërë të ditur se 8 deputetët e kësaj partie do të votojnë që për kryeministër teknik të zgjedhet Talat Xhaferi.

    “Tetë votat e Aleancës për Shqiptarët do të jenë për Talat Xhaferin për të qenë kryeministër”, tha Aziri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Berlin, protestat e fermerëve pa asnjë rezultat

    Lajmi i rradhës

    BE-ja dhe ShBA-ja “në të njëjtën linjë” për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë