Kush ngrohet me rrymë, fatura më të larta

    Nga viti i ri pritet shtrenjtim i rrymës për konsumatorët që harxhojnë më shumë, ndërsa me dhjetorin pritet edhe rikthimi i tarifës së lirë gjatë ditës. Me fjalë të tjera pritet që nga një dhjetori të ketë rrymë më të lirë nga ora 13:00 deri në ora 15:00 fillimisht për 170 mijë konsumatorë me matës digjital, ndërsa 650 mijë orët e tjera të matjes do të harmonizohen në muajt e ardhshëm. Pritet të shikohet se sa do të shtrenjtohet rryma pas vitit të ri, pas shtrenjtimit këtë vit prej 2.5 për qind në qershor dhe shtrenjtimit prej 9 për qind në janar 2023. Nga ekzekutivi thonë se ulja nga 80 në 60 për qind e subvecioneve për rrymën për amvisëritë vjen si rekomandim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për shkak se është vë shtirë e qëndrueshme.

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se me rekomandim të FMN-së do të zgjerohet përfshirja e tarifave të blloqeve 3 dhe 4.

    “Me këtë do të jetë më e madhe përfshirja për ata që shpenzojnë më shumë, ndërsa për kategoritë më të cenueshme të njerëzve, për njerëzit që realisht kursejnë energjinë elektrike, do të mbetet i njëjti model tarifor, e njëjta tarifë, por edhe çmimi i energjisë elektrike. Ndryshimi i mundshëm i çmimit të energjisë elektrike nuk duhet të bjerë mbi ata që janë në bllokun e parë dhe të dytë, por mbi ata që janë në bllokun e tretë dhe të katërt dhe ata janë përdoruesit më të mëdhenj”, sqaron Bytyqi.

    Thënë ndryshe një pjesë e amvisërive që harxhojnë diku mbi 1000 kilovat orë në muaj do të kenë edhe fatura më të larta nga viti i ardhshëm.

    “Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, thonë se për momentin është herët për të bërë ndonjë kalkulim në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët nga viti i ardhshëm. Në periudhën në vijim, rregullatori duhet të llogarisë se çfarë do të thotë në llogaritë e amvisërive që shteti do të subvencionojë 60 për qind të çmimit të cilën prodhuesi shtetëror i rrymës me termocentralin e Manastirit si impiantin kryesor ia shet furnizuesit universal, apo EVN Home. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë se është vështirë që tani të flitet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke marrë parasysh se akoma nuk dihet se cilat do të jenë kërkesat e kompanive për rritjen e çmimit”.

    Mbetet të shikohet se çfarë shtrenjtimi do të kërkojë Kompania MEMO si operator në tregun e rrymës në përbërje të Kompanisë për transmetimin e rrymës ku pjesa e tyre në çmimin përfundimtar është vetëm 0.5 për qind , Kompania e transmetimit të rrymës “ MEPSO”, me pjesëmarrje në çmim me rreth pesë për qind, dhe Elektrodistribucioni me pjesëmarrje prej më shumë se 30 për qind.

    Në çmimin e fundit për konsumatorët do të ndikojë edhe çmimi i Elekro Ekonomisë në treg për EVN, që së fundmi ishte 70 euro për megavat orë, si dhe luhatja e çmimeve në bursat botërore të energjisë elektrike, të cilat në kohët e fundit po shfaqin një situatë stabile.

    Në Ballkanin Perëndimor kilovati më i lirë rezervohet për qytetarët e Bosnjës me afër tetë cent. Banorët e Kosovës aktualisht paguajnë 10 cent për kilovat, ndërsa kilovati në Mal të Zi është 10.46 cent. Megjithatë, është e sigurt se këto çmime nuk do të mbahen, sepse tashmë nga kompanitë energjetike vijnë njoftime për rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

    Çmime të ngjashme janë në Shqipëri dhe Maqedoni, ku një kilovat është rreth nëntë cent Duke filluar nga muaji i ardhshëm, konsumatorët në Serbi presin një rritje prej tetë për qind, kështu që për kilovatin do të ndajnë rreth 13 cent në të ardhmen. Është interesante se qytetarët e Hungarisë kanë një kilovat më të lirë karshi pagave, sepse atje është më pak se 10 cent. Në Norvegji kostoja është rreth shtatë cent, ndërsa kilovatin më të lirë e paguajnë ukrainasit, pak më shumë se katër cent.

    Nëse çmimi i energjisë elektrike në Ballkan është dukshëm më i favorshëm se në Evropë, ai duhet të shihet sërish sipas fuqisë blerëse të popullsisë. Kur krahasojmë çmimet e energjisë elektrike me pagat mesatare, konkluzioni është se qytetarët tanë kanë energji elektrike më të shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, Finlandës, Hungarisë, Norvegjisë apo Luksemburgut. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Postmenopauza – Çfarë duhet të dini rreth saj

    Lajmi i rradhës

    Ikja e punëtorëve nga Kosova mund të rrisë pagat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë