Kush po i demolon parqet rekreative në Çair?

    KOMUNA APELON QË TË NGRITET VETËDIJA QYTETARE

    Kështu dukej fusha e pingpongut në Çair. E kështu duket sot. Edhe pse u promovua vetëm dy vite më parë, ja çka ka mbetur nga kjo fushë.

    Këtu para ca kohe i renovuan të gjitham por siç duket njerëzit i shkatërruan.

    Ja shikoni edhe të betonuara, por i thyen

     Siç duket aq është edhe vetëdija jonë

    Nuk mundet çdo njërit t’i vendoset rojtar individual apo? Sado që të ruhet duhet edhe njerëzit të jenë më të vetëdishëm se kjo është e mirë për të gjithë 

    Nuk është në gjendje më të mirë as Parku i Çairit.

    Imer Jonuzi

     “Vallah hiç, që këtu i kanë këput me zinxhir me kit. Ajo nuk o për gra e për burra aty me lujt. Me kon për ashtu kesh tu shku edhe unë t hypi aty ama nuk o për mu, ajo o për fmi, Qe tash bash e kshyrsha katastrofë”

    MITKO ATANASOV:

     Duhet të ketë një njeri i cili do të kujdeset rregullisht, këtu ndonjehere kur grumbullohen mbeturina qendrojne deri ne pesembedhjete – njezet dite, ndonjehere edhe pas nje muaji i largojne me kamiona. Këto ketu qendrojne nga dy vite, Perse te qendrojne?

    Unë jam njeri nga fshati por mua më vjen keq që të shkeli në barë.Ja shiko këtu këtë nuk e bën femijë por e bën një I rritur si unë, ose të rinjë

    Nga Komuna e Çairit për TV Klan M thonë se vetëm para gjashtë muajve kanë bërë investimin e fundit.

    KOMUNA E ÇAIRIT

    “ Parku i Çairit është vendi ku na tubon të gjithë qytetarëve pavarësisht dallimit në moshë, andaj si Komunë apelojmë deri tek të gjithë banorët e Çairit që ta ngritim vetëdijen tonë qytetare, ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë të mirën tonë të përbashkët”


    Që në fushatën e vitit 2017 për zgjedhjet lokale, Kryetari aktual, Visar Ganiu, ka premtuar shumë në fushën e sportit dhe rekreacionit. Mes tjerave, premtoi edhe pishinë me fushë sportive të hapur si dhe fusha të hapura në Lagjën Fushë Tophanë dhe Gazi Babë.

    Lajmi Paraprak

    Rama: Le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist, ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur

    Lajmi i rradhës

    Pa diasporën nuk zgjidhet kryetari!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë