Kush po i përçan shqiparët: satelitët e BDI-së i mbushin sallat me serbë!

    Komunikata e plotë e AAA për Nistorin:

    E ashtuquajtura “Lëvizja Populli”, e cila u formua së fundmi nga Zejd Rexhepi, një i afërt me BDI-në i cili tentoi ta përçajë partinë Alternativa, ka habitur me paraqitjen e fundit në Likovë. Në një mbledhje ku pretendohet se u themelua Dega e Likovës e kësaj lëvizjeje, qytetarët kanë identifikuar disa maqedonasë e serbë në radhët e para.

    Qytetarët në rrjetet sociale pyesin se projekt i kujt është përçarja e shqiptarëve? Pse BDI-ja po i mbush sallat e partive të reja, satelitë të saj, me serbë e maqedonasë? A po e tregon kjo parti dobësimin dhe dëshpërimin në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare?

    Ndryshe, që nga paralajmërimi për formimin e një fronti të madh shqiptar, i cili së fundmi u zyrtarizua me emrin Lidhja Europiane për Ndryshim, BDI-ja ka investuar në formimin e disa partive të reja, me qëllim që të krijojë konfuzion dhe përçarje në mesin e shqiptarëve.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohen katër tetovarë, shantazhuan të miturën se do t’ia publikonin fotografitë eksplicite

    Lajmi i rradhës

    Gatimet më të preferuara dhe të njohura të botës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë