Kushtet e Kovaçevskit që propozimi francez të jetë i pranueshëm për Qeverinë e Maqedonisë

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë se formalisht ende nuk e kanë pranuar propozimin e Francës, të harmonizuar nga ana e 27 vendeve-anëtare të BE-së. Ai thekson se çfarëdo që të jetë teksti i harmonizuar përfundimtar, duhet të plotësohen disa kushte që i njëjti të jetë i pranueshëm për Qeverinë e Maqedonisë, përcjell Nistori.

    “Lidhur me diskutimin publik për propozimin francez, dëshiroj të rikonfirmoj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore nuk ka pranuar zyrtarisht një propozim i cili është i harmonizuar në nivelin e të 27 shteteve anëtare. Sido që të jetë teksti përfundimtar i harmonizuar i propozimit francez, theksoj se, në mënyrë që ai të jetë i pranueshëm për ne, elementët e mëposhtëm janë thelbësorë:

    ➡️ Formulimi i pastër i gjuhës maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas;
    ➡️ Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kuadrin e negociatave;
    ➡️ Negociatat ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës;
    ➡️ Garanci të forta si nga Bullgaria ashtu edhe nga Bashkimi Europian se Bullgaria nuk do të kushtëzojë kërkesat e reja me atë që do të bihet dakord në kuadrin e negociatave dhe protokollin dypalësh që ende nuk është harmonizuar me Bullgarinë;
    ➡️ Çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.” – shkruan Kovaçevski në Facebook.

    Ndryshe, Borisov tha sot se GERB do të japë “dritën jeshile” për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se propozimi frances për momentin është më i miri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, 677 persona kanë humbur jetën nga vdekja e dhunshme

    Lajmi i rradhës

    BIE QEVERIA E PETKOVIT NË BULLGARI, 123 DEPUTETË VOTUAN PËR INTERPELANCËN NGA PARTIA “GERB”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë