Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ndalimin e shitjes së pijeve energjike nën moshën 18 vjeç.

    Pro këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë.

    Ky projektligj ishte propozuar nga gjashtë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç, ka për qëllim të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe grupit të ndjeshëm ndaj efekteve negative që sjellin pijet energjike.

    Projektligji po ashtu parasheh, sanksione kundërvajtëse me gjobë deri në 2 mijë euro, personin fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik, që shet, ofron ose reklamon për shitje pije energjike në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. 

    Lajmi Paraprak

    Nënat “të varura” nga informacioni në internet për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni i pranishëm në të gjitha poret e shoqërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë