Kuvendi i RMV-së do të arrijë shumicë prej 2/3 për ndryshimet kushtetuese

    Drejtoresha e Shërbimit të të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska është shprehur optimiste dhe Kuvendi i Maqedonisë do të arrijë shumicë prej 2/3 për ndryshimet kushtetuese.

    Ajo thotë se Maqedonia tashmë duhet të ec përpara drejt rrugës pro-europiane.

    “Ka shumë forca progresive që duan të ecin përpara dhe prandaj jam optimiste se amendamentet kushtetuese mund të kalohen”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it, nënkryetare e LSDM-së.

    Ajo pret që deputetët që e mendojnë të mirën për vendin t’i votojnë ato ndryshime kushtetuese.

    Kujtojmë se edhe përkundër thirrjeve që ndryshimet kushtetuese të votohen, opozita maqedonase ende insiston në mbajtjen e një referendumi dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Filmi botëror “Drive my car” sonte do të shfaqet në TIFF ODA në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Reciprocitet i plotë deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë