Kuvendi Studentor i UKM dorëzoi kërkesa zyrtare për përmirësimin e kushteve në konviktet studentore në Shkup

    Foto arkiv*

    Kuvendi Studentor Universitarë të UKM-së (KSU-UKM) paraqiti dy kërkesa zyrtare në Konviktin Shtetëror të Studentëve – Shkup, konviktin e studentëve “Pelagonia” dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me përmirësimin e kushteve për banim dhe jetë në konviktet studentore.

    “Kuvendi i Studentor Universitarë të Universitetit Shën Kirili dhe Medoti në Shkup (KSU-UKM), duke marrë parasysh rëndësinë e sigurisë, rehatisë dhe jetës dinjitoze studentore, paraqiti dy kërkesa zyrtare në institucionet kompetente për përmirësimin e kushteve në konvikte”, thuhet në njoftim.

    Në kërkesën e parë, të paraqitur në Konviktin Shtetëror të Studentëve – Shkup, KSU-UKM bën thirrje për inspektim dhe vënin në funksion të ashensorëve jofunksionalë në objektet e KSHS – Shkup. Duke pasur parasysh afrimin e vitit të ri akademik dhe numrin e pritur të shtuar të banorëve, theksohet rëndësia e ashensorëve funksionalë – si për lehtësimin e lëvizjes së përditshme ashtu edhe për mundësimin e një qëndrimi të sigurt dhe të arritshëm për të gjithë studentët, përfshirë ata me lëvizshmëri të kufizuar.

    Në kërkesën e dytë, drejtuar konviktit studentor “Pelagonia” dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, KSU-UKM kërkon riparim dhe servisim urgjent të bojlerëve dhe të gjithë sistemit të ujit të ngrohtë, duke marrë parasysh problemet e shpeshta me ngrohjen dhe ujin e ngrohtë në stinët e kaluara të dimrit. Përveç kësaj, thekson problemin kronik me ashensorët jofunksionalë në këtë konvikt, i cili paraqet vështirësi të veçantë për studentët me kufizime shëndetësore ose fizike.

    Me këto kërkesa, KSU-UKM u bën thirrje institucioneve për ndërhyrje në kohë dhe të përgjegjshme gjatë periudhës së verës, në mënyrë që të mirëpresim fillimin e vitit akademik me kushte të përmirësuara jetese dhe studimi.

    “Këto ndërhyrje janë thelbësore për sigurimin e kushteve themelore që studentët meritojnë. Ne do të vazhdojmë të përcjellim me zë të lartë dhe me përgjegjësi nevojat reale të studentëve”, tha Aleksandar Nikollovski, kryetar i KSU-UKM.

    Lajmi Paraprak

    Uzurpimi i hapësirave publike në Tetovë: shitësit ambulantë dhe lokalet bllokojnë rrugët dhe trotuaret

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë